Detaje nga ngjarja shokuese tek Sanatoriumi/ 65-vjeçari u hodh nga dritarja, kishte dy ditë i shtruar në spital

02/09/2020 21:08

Një 65 vjeçar i shtruar në pavijonin e covid tek Sanatoriumi u hodh mbrëmjen e sotme nga dritarja e katit të 4 të spitalit duke tronditur opinionin publik.

Viktima ishte nga Klosi dhe kishte dy ditë i shtruar në spital. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar.

65-vjeçari është i dyti rast që vetëhidhet nga ambientet e spitalit covid 2 në gjendje të rënduar psikologjike.

Pasi më herët (më 13 gusht) një 29 vjeçar u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit. Për rastin e këtij të fundit u tha se 29-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka e shtyu atë të merrte vendimin tragjik për jetën e tij. Gjatë natës ai kishte kaluar kriza paniku.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/09/02/ngjarje-tronditese-te-sanatoriumi-pacienti-me-covid-hidhet-nga-kati-i-4-i-spitalit-rasti-i-dyte-brenda-pak-kohesh/

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA