U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur tek spitali covid 2.
Mësohet se një pacient, 65-vjeçar me inicialet H.M, nga Fushë-Kruja , me covid është hedhur nga kati i 4 i spitalit të Sanatoriumit duke i dhënë fund jetës.
Dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Ndërsa prej dy ditësh ai ishte shtruar në spital.
Reagimi i policisë për ngjarjen
Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë kjo është ngjarja e dytë fatale e së njëjtës natyrë, pasi më herët (më 13 gusht) një 29 vjeçar u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit. Për rastin e këtij të fundit u tha se 29-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka e shtyu atë të merrte vendimin tragjik për jetën e tij. Gjatë natës ai kishte kaluar kriza paniku.
Top Channel