U bë i njohur në mbarë botën me “I Like to Move It”/ Ndërron jetë në rrethana të paqarta DJ Erick Morillo

01/09/2020 22:00

DJ Erick Morillo, 49 vjeç- i njohur për hitin e tij të vitit 1993, “I Like to Move It” – ka ndërruar jetë raporton TMZ .

Trupi i DJ dhe prodhuesit të muzikës u gjet këtë mëngjes në Miami Beach … rrethanat për vdekjen e tij janë aktualisht të paqarta.

I njohur për punën e tij në muzikën ndërkombëtare Morillo prodhoi hitin e tij më të madh në vitet ’90 me këngën “I Like to Move It” .

Vdekja e Morillo vjen disa javë pasi ai u arrestua në Miami me akuzat e sulmit seksual. Viktima e pretenduar pretendon se ajo dhe Morillo shkuan në vendin e tij pasi të dy ishin DJ dhe ai përfitoi prej saj.

Top Channel