Policia greke: Turistja e vrarë nga motoskafi në plazhin e Korfuzit ishte gruaja e milionerit të pronave

01/09/2020 15:59

Policia greke tha sot se një plazhiste britanike që u vra dje nga një motoskaf i shpejtë teksa notonte në plazhin e Korfuzit, ishte 60-vjeçarja Claire Glatman, gruaja e milionerit britanik të pronave Mark Glatman.

Ajo u godit në mënyrë fatale teksa notonte në plazhin Avlaki në Korfuz, teksa trupi i saj u zbulua nga një tjetër plazhist mëngjesin e djeshëm.

Ironikisht tre shtetas të tjerë britanikë po kërkohen në lidhje me incidentin, të cilat ashtu si dhe Glatman kanë shtëpi private pushimi në ishull, raportonin mediat vendase.

Motoskafi i përfshirë në incident raportohet se ishte gjetur i braktisur në një plazh aty pranë dhe tashmë po hetohet nga autoritetet.

Zonja Glatman nga Bedale në Britani, ishte në pushime me të shoqin Mark, 63 vjeç, dhe dy bijat e mëdha. Ajo ka gjithashtu dy djem.

Mjeku ligjor Ioannis Aivatidis tha se zonja Glatman kishte pësuar plagë të shumta në krahë, gjoks, bark dhe në pjesën e sipërme të këmbës së djathtë. Ai shtoi se goditja e motobarkës kishte e qenë e fortë dhe viktima kishte vdekur vetëm disa momente më vonë.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/08/31/turistja-goditet-per-vdekje-nga-barka-e-shpejte-teksa-notonte-ne-korfuz/

FOTO GALERI
5/6
Barka e incidentit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA