Federata Shqiptare e Futbollit ka inaguruar fillimin e punimeve në zonën e Bubqit pas pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Vetë FSHF do të investojë për banorët e kësaj zonë 3 banesa. Sot ka nisur puna për ndërtimin e këtyre banesave, ndërkohë në këtë inagurim kanë marrë pjesë trajneri i Kombëtares, Edy Reja, Presidenti i  FSHF Armando Duka dhe futbollistë të Kombëtares

Duka: Pandemia na bëri që të ndërprisnim projektin për këto shtëpia. Kjo është më e pakta që ne mund të bënim për këtë situatë. Trajneri dhe  futbollistët  e kombëtares kanë  kontribuar për  këtë projekt. Ne nuk i  zgjidhim dot  të gjitha  problemet, por po japim kontri-butin tonë

Reja: Bëjmë  sa të mundemi që të  rregullojmë  jetën e këtyre familjeve.

Hysaj: Do të ndihmojmë  familjet që kanë pësuar më shumë  dëme në këtë zonë.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA