Gjermania “lodhet” nga ukrainasit/ Nëse fitojnë zgjedhjet, konservatorët do shkurtojnë ndihmat për 1.2 milionë refugjatë
25/11 13:30
Ushtria e Indisë tha sot se nuk do të marrë pjesë në manovrat ushtarake shumë kombëshe të organizuara nga Rusia prej debateve kufitare me Kinën e Pakistanin.
India informoi Rusinë se nuk do të dërgojë regjimentin e saj për manovrat Kavkaz-2020 në rajonin rus të Astrakhan, sipas zëdhënësit të ministrisë së mbrojtjes.
Pak pas njoftimit India akuzoi Kinën për provokime të reja me lëvizje ushtarake në rajonin e kontestuar të Himalajave.
New Delhi dhe Pekini kanë fajësuar njëri-tjetrin për tensionet e fundit, ku janë shënuar dhe viktima në luftimet pa armë në 15 qershor ku u vranë të paktën 20 ushtarë indianë. Kina gjithashtu pranoi viktima por nuk dha shifra.
Top Channel