Këngëtarja britanike Adele ka marrë mbështetjen e supermodeles Naomi Campbell dhe fansave të saj pasi u akuzua për përvetësim kulturor ku u shfaq me bikini me flamur xhamaikan dhe stil afrikan flokësh për të shënuar festën e anulluar të karnavaleve të Notting Hill në Londër.
Në foton e publikuar dje vonë në llogarinë e saj në Instagram këngetarja e famshme pozonte në kopshtin e shtëpisë së saj 9.5 milionë dollarëshe në Beverly Hills, me flokët në toptha me stil Bantu, që u quajt “veprim i pandjeshëm” nga shumë komentues me origjine afrikane.
Shumë pretendonin se këngëtarja po përfitonte nga kultura e njerëzve me ngjyrë, por të tjerë theksonin faktin se ajo është rritur në Tottenham të Londrës, e rrethuar nga kultura e njerëzve me ngjyrë gjatë gjithë jetës.
Duke iu bashkuar mbrojtjes së Adele ishin DJ Ace, muzikantja nga Trinidad, Destra dhe supermodelja britanike me ngjyrë Naomi Campbell, e cila është me origjinë nga Xhamaika. Ajo kishte vendosur në foton e Adele dy simbole zemrash dhe një flamur xhamaikan.
Top Channel