Zgjedhjet në Malin e Zi, mbyllet zyrtarisht votimi/ Morën pjesë rreth 80% e votuesve
30/08/2020 20:26
Në ora 20.00 janë mbyllur qendrat e votimeve për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, në të cilat marrin pjesë gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.
Zgjedhjet lokale po mbahen edhe për komunat Budvë, Kotor, Tivat, Andrijevicë dhe Gucia.
Sipas të dhënave të Qendrës për transicion demokratik CDT, 74.2 për qind e votuesve, ose 400,600 qytetarë votuan në zgjedhjet e sotme parlamentare deri në orën 19.00 ose 3.3 për qind më shumë se në zgjedhjet parlamentare 2016, kur 70.9 për qind e votuesve votuan deri në orën 19:00.
Top Channel