Fiton garën e Belgjikës/ Hamilton, dominim absolut në F1

30/08/2020 22:02

Britaniku Lewis Hemilton fitoi Çmimin e Madh të Belgjikës në një garë emocionuese në pistën e Spa Frankorshomp të cilën e dominoi që nga starti ekzaltues në semafor, e deri në flamurin me kuadrate.

Piloti i Mercedes bëri një tjetër hap drejt rikonfirmimit në fron, pasi asnjëherë nuk u shqetësua seriozisht për vendin e parë.

Lewuis me këtë ndalesë, arkivon edhe suksesin e 89 në karrierën impresionuese. Pas krahëve të Hemilton, Mercedes arriti të vendosë një tjetër makinë, të drejtuar nga Valteri Botas ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit, u ngjit holandezi Maks Verstapen. Cmimi i Madh i Belgjikës u nis dhe u bitis nga ferrari pa asnjë shkëlqim. Vetëm vend i 13 për Sebastian Fetel dhe i 14 talenti Lëklerk.

Në pistën e SPa Frankorshomp u regjistruan momente paniku në xhiron e 11 kur Antonio Xhovinaci, pilot i Alfa Romeo Racing, u plërplas dhunshëm me një mur pikërisht kur kishte pas krahëve Uilliamsin e drejtuar nga Xhorxh Rasëll. Britaniku gjakftohtë në timon arriti të evitojë më të keqen por nuk shmangu fot një gomë të italianit. Të dy pilotët lanë garën por nuk vuajtën pasoja.

Top Channel