Nëna e një viktime 14-vjeçare të dhunës fatale në familje ka shprehur zemërimin e saj sot për dënimin e vogël të autorit teksa dhe të tjerë kritikë në Iran thonë se ligjet iraniane favorizojnë burrat.
Burri që masakroi vajzën e tij 14-vjeçare në “krimin e nderit” është dënuar vetëm me nëntë vjet burg, ndërsa nëna e vajzës Rana Dashti tha se vendimi ka shkaktuar frikë dhe panik te ajo dhe familja e saj, për kohën kur autori do të lirohet dhe të kërkojë hakmarrje.
Romina Ashrafi u vra nga babai i saj pasi ishte larguar me një burrë 28 vjeç. Dashti tha se do të apelojë vendimin dhe se pas 15 vjet martese nuk dëshiron të jetojë më me burrin e saj.
Ajo tha se është e shqetësuar për jetën e djalit të saj dhe familjarëve të tjerë. “Nuk dua që burri im të kthehet në fshat”, tha ajo.
Çështja ka ndezur debate në Iran mbi “vasjet e nderit”, të drejtat e fëmijëve dhe anësinë e gjinive.
Kritikët thonë se kodi penal iranian presupozon se burrat kanë të drejtë të disiplinojnë gratë dhe vajzat e tyre, nëse nuk zbatojnë modelet sociale që i atribuohen.
Sipas intervistave pas vdekjes së vajzës, u mësua se babai i saj i kishte kërkuar vazhdimisht të bindte Rominën të vriste veten pasi kishte çnderuar familjen. (Guardian)
Top Channel