SHBA/ Ekzekutimi i vrasësit aborigjen të 9-vjeçares nxit debatin kulturor

28/08/2020 20:05

Komuniteti aborigjen Navajo në SHBA i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të anullojë dënimin me vdekje të Lezmond Mitchell duke argumentuar se shkel kulturën dhe sovranitetin e popullatës aborigjene.

38 vjeçari Mitchell dhe bashkëpunëtori i tij Johnny Orsinger, janë shpallur fajtorë për vrasjen e vajzës 9-vjeçare Tiffany Lee dhe gjyshes së saj Alyce Slim, 63 vjeçe, pasi i kishin marrë në makinën e tyre në territorin ‘sovran’ të popullatës Navajo në Arizona në vitin 2001.

Dyshja kishte qëlluar me thikë Slim 33 herë, kishin prerë në fyt fëmijën dhe kishin gjymtuar me gurë trupat e tyre, thanë asokohe autoritetet.
Mitchell ka pretenduar se Orsinger kishte drejtuar vrasjen e të voglës Tiffany dhe gjyshes.

Asokohe Orsinger ishte minoren dhe sulmet nuk do të merrnin dënimin me vdekje. Ai po vuan dënimin me burg të përjetshëm në Atlanta.

Gjykata e lartë e SHBA refuzoi të ndalonte vendimin e ekzekutimit, por avokatët e Mitchell po tentojnë ndërhyrje në minutat e fundit.

Nëse kryhet ekzekutimi qeveria federale e Trump do të ketë ekzekutuar në vitin 2020 më shumë njerëz se në 56 vitet e fundit.

Aktualisht në SHBA janë 58 burra dhe një grua në dënim me vdekje, shumë prej të cilave në pritje prej dekadash.

FOTO GALERI
2/3
Komuniteti aborigjen Navajo argumenton se shkel kulturën dhe sovranitetin e popullatës aborigjene.

Top Channel