Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për Martin Camajn, Rama: Shpifje nga ‘askushi që do të bëhet dikush’!

28/08/2020 19:15

Në Pallatin e Brigadave u mbajt një tryezë për hapjen e dosjes së Martin Camajt, ku i pranishëm është edhe kryeministri Rama.

Pas debatit pak kohë më parë mbi figurën e Ernest Koliqit dhe Martin Camajt, Autoriteti i Dosjeve ka hapur dosjen për këtë të fundit, pas akuzave të ngritura nga disa studiues se shkrimtari ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit në kohën e diktaturës komuniste.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili theksou se hapja e dosjes nuk i ndryshon parametrat ekonomikë të vendit.

Shpifje nga njerëz “askush” që kërkojnë të bëhen “dikushi”! Kështu i ka cilësuar kryeministri Edi Rama akuzën e bërë se shkrimtari Martin Camaj ka qenë agjentë të UDB-së.

“Njerëzit që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dikushët që De Rada thoshte “engjëjt që e bëjnë gostinë më vete dhe prishja e këtij rendi dhe përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme, por meriton të luftohet pa u dorëzuar. (…)Debati për Martin Camajt, do ishte i destinuar që të bëhej si pseudo debati i detit. Është njësoj si ata që unë them nuk ka negociata, ata thonë bëj transparencë”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA