Fitoi kundër Beitar/ Teuta kualifikohet në raundin e dytë eliminator të Europa Ligës

27/08/2020 18:30

Teuta u kualifikua në raundin e dytë eliminator të Europa Ligës pas një fitoreje të vështirë ndaj Beitar Jeruzalem me shifrat 2-0, mjaftueshëm për të avancuar në turneun e dytë nga rëndësia në futbollin kontinental.

Skuadra durrsake prevaloi ndaj miqve në ndeshjen direkte të zhvilluar në stadiumin Niko Dovana, impianti i shtëpisë që nuk influencoi për shkak të zbrazëtisë së imponuar nga koronavirus, por rezultoi një transfertë e sikletshme për ekipin e formuar në vitin 1936.

Blerim Krasniqi u vodh pas krahëve të mbrojtjes izraelite duke shënuar me kokë pas një krosimi në zonë pas vetëm 6 minutash lojë. Kjo ishte rrjeta që zhbllokoi takimin por jo e vetmja. Pak minuta nga fundi në një presion të durrsakëve në prapavijën e izraelitëve, dha frytet e tij me rrjetën e sigurisë me kokë, nga Rubin Hebaj. Kjo vulosi kualifikimin në favor të Djemve të Detit. Tani skuadra shqiptare forcon edhe financat me 240 mijë Euro të marra nga turi i parë që do të shkojnë në thuajse 700 mijë Euro në total, me eliminimin e Beitar Jeruzalem, në pritje të rivalit të radhës në short.

Top Channel