Papa Françesku: Pandemia përkeqëson pabarazitë sociale

26/08/2020 13:02

Papa Françesku është shprehur se pandemia ka “ekspozuar dhe rënduar” pabarazitë shoqërore.

Papa gjatë audiencës së tij javore të mërkurën tha se pabarazitë shfaqen në vendin e punës, shkollat dhe programet qeveritare për të adresuar ndikimin ekonomik të pandemisë.

Ai nënvizoi se jo të gjithë mund të punojnë nga shtëpia, shkolla është “ndërprerë papritur” për disa fëmijë, por vazhdon për të tjerët, dhe derisa “disa kombe të fuqishme mund të lëshojnë para për t’u përballur me krizën”, kjo do të nënkuptojë “hipotekimin e së ardhmes për të tjerët”.

Papa tha se, “këto simptoma të pabarazisë zbulojnë një sëmundje sociale, është një virus që vjen nga një ekonomi e sëmurë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA