Si dasma në kohë Covid-i të kursen para/ Nusja zbulon si organizoi festën intime për vetëm 2000 paund (FOTO)

25/08/2020 13:28

Një nuse ka zbuluar se si ka planifikuar dasmën e saj intime në katër javë për vetëm 2.166 paund, pasi vendi i saj i parë u anulua për shkak të Covid-19. Lauren Naylor e organizoi festën në një pub dhe fustani i nusërisë i kushtoi 800 paund.

39-vjeçarja e cila është një këshilltare e bukurisë nga Sussex, e kishte anuluar dasmën që kishte organizuar për në muajin maj. Por pasi ajo dhe dhëndri u infektuan nga koronavirusi, vendosën që ditën e tyre të madhe ta organizonin këtë muaj.

Në fund të korrikut, Lauren vendosi që ceremoninë madhështore që kishte planifikuar ta kthente në një rast më intim.

Kështu, ajo hoqi dorë nga vendi i parë që kishte zgjedhur për të dekoruar me rastin e ceremonisë, nga fustanet madhështore të nusërisë dhe nga të gjitha detajet e tjera që kishte planifikuar. Si pasojë brenda një muaji, Lauren organizoi një dasmë të vogël në një pub dhe veshi një fustan të blerë në internet. Ndërsa si makinë të saj të dasmës mori një taksi të zezë.

Por pavarësisht kësaj, Naylor është shprehur se “gjithçka ishte perfekte dhe e paharrueshme”, edhe pse të ftuarit e paktë mbanin maska në fytyrë.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel