Një djalë indian, i lindur me gjashtë gishtërinj në secilën dorë, thotë se është krenar për këtë gjendje të rrallë, pasi e ndihmon atë të jetë fitues në lojërat elektronike.
12-vjeçari Faizan Ahmad Najar ka lindur me gjashtë gishtërinjtë si pasojë e një gjendjeje të rrallë, që prek rreth 1 në 1.500 fëmijë. Fëmija thotë se gishtërinjtë e kanë ndihmuar të bëhet kampion në lojërat elektronike, ndërsa dhe prindërit e tij janë krenarë për të, aq sa refuzuan që ta bënin operacion kur ishte ende fëmijë.
Vogëlushi Faizan luan “Free Fire” dhe thotë se gishtërinjtë e kanë ndihmuar që të jetë më i shpejtë se miqtë e tij.
“Ndihem krenar me gishtërinjtë e mi. Nuk kam turp, është vullnet i Zotit. Shoqërohem me miq të mirë që nuk më bëjnë të ndihem ndryshe, por më mbështesin gjithmonë. Kur të rritem dua të bëhem mjek dhe të kuroj pacientë të lindur me probleme të tilla, në mënyrë që askush të mos t’i ngacmojë apo t’i trajtojë keq ata”, u shpreh vogëlushi.
Top Channel