Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 127 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve, prej testimit të 1768 mostrave.

Më shumë raste të reja ka në Shkup 38, Kumanovë 23, Prilep 15, Gostivar 12, Tetovë 8, Veles 5, Probishtip 3, Berovë 3, Delçevë 3,etj.

Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë pesë pacientë me Covid-19. Një paciente nga Kriva Pallanka në moshën 69-vjeçare, dy pacientë nga Gostivari të moshës 77 dhe 63-vjeçe, një pacient nga Negotina i moshës 69-vjeçare si dhe një pacient 70-vjeçar nga Shkupi. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 60 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen COVID-19 ka arritur në 573.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 13,799 persona, prej tyre 10,210 janë shëruar derisa numri i rasteve aktive është 3.016.

Top Channel