Vdes 16 vjeçari i pickuar nga peshku helmues teksa notonte në plazhin spanjoll

24/08/2020 17:29

Një djalë adoleshent ka vdekur sot në Spanjë pasi u pickua nga një peshk helmues teksa notonte me tub frymëmarrrjeje në një rezort të njohur turistik.

Adoleshenti po vizitonte rezortin e Platja d’Aro në qytetin e Costa Brava kur ndodhi incidenti.

Plazhistët e shokuar u përpoqën të nxirrnin nga uji 16-vjecarin kur prindërit e tij të alarmuar thanë se nuk e kishin parë prej gjysmë ore.

Fillimisht u besua se i riu ishte mbytur, por më vonë mjekët vërejtën një plagë të vogël 2-3 milimetra pranë qafës dhe disa shenja në fytyrë.

I riu i emëruar si Arnau B, vinte nga fshati Montagut i Oix në Girona.

Në autopsi u zbulua se kishte pësuar një atak anafilaktik pasi ishte kafshuar apo shpuar nga Trachinus araneus, peshku shumëngjyrësh i njohur për spinat kurrizore helmuese.

Peshku është vetëm 45cm i gjatë por ka tre hala shumë helmuese në kurrizin e tij. Ai jeton në ujëra të cekëta pranë shkëmbinjve.

Policia tha se është duke hetuar dhe do të kontrollojnë një kamera nënujore që adoleshenti po përdorte për të filmuar fundin e detit.

Djali kishte dalë për të notuar duke mbajtur tub frymëmarrjeje dhe lopata noti në këmbë, por pas rreth 15 minutash plazhistët panë trupin e tij pa ndjenja. Ai u nxorr jashtë ujit në rërë ku u bënë përpjekje për ta shpëtuar por pa sukses.

Shpimi i peshkut në fjalë shkakton një ndjesi djegie dhe dhimbje të ashpër të cilat lehtësohen me ujë të nxehtë, por mund të shkaktojnë çorientim, të përziera, humbje ndjenjat dhe nganjëherë edhe vdekje.

FOTO GALERI
2/5
Fillimisht u besua se i riu ishte mbytur, por më vonë mjekët vërejtën një plagë të vogël 2-3 milimetra pranë qafës

Top Channel