Një studente në Britaninë e Madhe ka mbetur e shokuar kur është rikthyer edhe njëherë në konviktin e shkollës, pas bllokimit të koronavirusit.
Kur u kthye në dhomë, ajo nuk gjeti aty asnjë send të sajin, të cilat kishin përfunduar të gjitha në kosh. Hannah Mullins, nga Londra, studion grafik-dizajn në Universitetin e Brgihton.
Ajo kishte kërkuar nga kujdestarët e konviktit që të lejohej të tërhiqte nga atje të gjitha sendet me vlerë. Por kur shkoi në dhomë ajo pa se, kremrat, rrobat, ilaçet e gjithçka tjetër kishin përfunduar në rrugë. Në lidhje me ngjarjen e pazakontë, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar motra e Hannah, Holly, e cila tha:
“Motrës sime i thanë kur u kthye në shtëpi si pasojë e koronavirusit, që të linte çdo gjë në konvikt, pasi aty do të qëndronin të sigurta. Por kur u kthye motra nuk gjeti asgjë. I kërkuam kujdestarëve që të na tregonin se ku ishin sendet tona, por ato nuk na dhanë asnjë përgjigje. Dhe ja siç e shihni të gjitha sendet kanë përfunduar në qese plehrash në koshat e mbeturinave. Kjo është e patolerueshme, vajzave të tjera i kanë hedhur në kosh laptopë dhe televizorë”, shkroi Holly.
Top Channel