Adoleshentët izraelitë zbulojnë thesarin e monedhave 24-karatëshe të 1,100 vjetëve më parë

24/08/2020 20:00

Dy adoleshentë me pushime verore në Izrael kanë gërrmuar nga toka një thesar me qindra monedha të arta, që ishin të varrosura në një kavanoz balte prej rreth 1100 vjetësh.

Koleksioni i paçmuar i monedhave u zbulua në zonën arkeologjike të Yavne, dhe daton prej shekullit të nëntë, gjatë kohës së Kalifatit Abbasid – perandoria islamike që komandonte një territor të shtrirë prej Algjerisë deri në Afganistanin e kohës së stome, duke përfshirë dhe territorin e Palestinës.

Toka e Palestinës ishte nën udhëheqjen e Abbasid-it nga viti 750 deri në 1258, teksa historianët e quajnë atë shpesh “epoka e artë e Islamit”.
Më shumë se 4oo monedha prej floriri të pastër 24-karat u zbuluan në total.

“Koleksioni përfshin dinarë të artë, por çuditërisht edhe 270 prerje të vogla floriri që shërbenin si kusure”, tha Robert Kool, i autoritetit të antikiteteve izraelite.
Dy kërkuesit 18-vjeçare i gjetën monedhat në një kavanoz balte të mbyllur me një gozhdë të vetme.

“Gërrmuam në tokë dhe nisën të zbulonim disa sende që dukeshin si fletë të holla të verdha”, tha një prej adoleshentëve Oz Cohen. “Kur i shikuam mirë pamë se ishin monedha të arta. Ishte shumë emocionuese të zbuloje diçka kaq të veçantë e të lashtë”.

“Personi që varrosi këtë thesar 1,100 vjet më parë me siguri që priste ta merrte përsëri, prandaj e kishte siguruar me një gozhdë që ajo të mos lëvizte. Askush nuk e di se çfarë e pengoi atë të rimerrte thesarin e tij”, tha drejtori i gërrmimeve Liat Nadav-Ziv.

Kur monedhat e bronzit e të bakrit dolën nga qarkullimi në vitet 850, floriri dhe arghendi u bënë materiali kryesor i sistemit monetar në perandoritë e mëdha islamike.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel