Dibër/ Policia ‘rekord’ gjobash për parakalimin e gabuar, 4 shoferë në pranga

22/08/2020 10:01

4 shoferë janë vënë në prangat e policisë së Dibrës për shkak të mos zbatimit të rregullores së qarkullimit rrugor.

Sipas policisë shoferët në fjalë janë arrestuar në kuadër të operacionit “Roadpol gusht 2020″, ku tre prej tyre konstatuar duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi dhe 1 është konstatuar  duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë në të gjithë qarkun e Dibrës, gjatë  muajit Gusht janë vendosur: 169  masa për parakalime  të gabuara, 96 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 21  masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 12  masa për mosrregulim  të shpejtësisë  në qendra të banuara apo manovra të rrezikshme në rrugë.

Njoftimi i plotë:

Vijon Plani-Operacional “ROADPOL GUSHT 2020”.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore të qarkut, jo vetëm për menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore , por dhe për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugorë, nuk vendosin rripin e sigurimit , apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë 20 ditëve të muajit Gusht  janë arrestuar në flagrancë 4  shtetas, nga të cilët  3  janë konstatuar duke drejtuar automjtet pa u pajisur me leje drejtimi dhe 1 është konstatuar  duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetas për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik”, dhe “Drejtim mjeti pa u pajisur me leje drejtimi”.

Në të gjithë qarkun e Dibrës, gjatë  muajit Gusht janë vendosur:

  • 169 masa për parakalime  të gabuara
  • 96 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
  • 21 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,
  • 12 masa për mosrregulim  të shpejtësisë  në qendra të banuara apo manovra të rrezikshme në rrugë.

Janë dërguar në OASH 35 drejtues mjetesh, për përdorim të pijeve alkoolike, mungesë dokumentacioni dhe kundërshtim të urdhërit të punonjësit të policisë.

Policia Rrugore e Dibrës vijon punën në terren për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në 112 apo Komisariatitn Dixhital, çdo rast  të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpëjtë e të paanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA