Plagosje me armë në një lokal të Pogradecit, autori largohet me shpejtësi/ Policia në ndjekje!

21/08/2020 09:29

Në mesnatë, një plagosje me armë zjarri ndodhi në një lokal të Pogradecit.

Policia njofton se një 35-vjeçar ka plagosur me automatik shtetasin B. Sh., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes autori A. Ç. është larguar me shpejtësi, ndërsa policia po punon intensivisht për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 21.08.2020, rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA