Do të zëvendësohet tërësisht kantieri i ujit në Laç, kështu shprehet kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook.
Sipas Ramës, kjo nuk është një mrekulli, është thjesht një punë më shumë.
Mes të tjerash, ai thumbon dhe opozitën, teksa shprehet se “tani ata që fjalën e keqe e kanë në majë të gjuhës, sidomos kur shohin ndonjë punë të mirë, le të thonë ç’të duan, por 45 kilometra linjë e re ujësjellësi dhe 24 orë ujë në ditë, ndryshojnë shumë nga një rrjet ndryshku e nga 1 deri 2 orë në ditë ujë në rubinet, prej dekadash të tëra!”.
Mesazhi i Ramës:
KANTIERI I UJIT në Laç, investimi i parë qysh prej vitit 1981 mbi një infrastrukturë parahistorike të vitit 1965, e cila do të zëvendësohet tërësisht?
Tani ata që fjalën e keqe e kanë në majë të gjuhës, sidomos kur shohin ndonjë punë të mirë, le të thonë ç’të duan, por 45 kilometra linjë e re ujësjellësi dhe 24 orë ujë në ditë, ndryshojnë shumë nga një rrjet ndryshku e nga 1 deri 2 orë në ditë ujë në rubinet, prej dekadash të tëra! Ndryshojnë pikërisht sepse nuk jemi të gjithë njësoj dhe pikërisht pse qeverisja e sotme nuk është njësoj me të mëparshmet edhe situata e furnizimit me ujë të Laçit, së shpejti nuk do të jetë njësoj. Përkundrazi, do të jetë rrënjësisht e ndryshme, sepse kalvari i ujit edhe në Laç do të mbyllet përfundimisht dhe furnizimi do të jetë papushim.
Nuk është një mrekulli, është thjesht një punë më shumë, nga shumë e shumë punët që vazhdojnë dhe që bëjnë dallimin e madh, çdo ditë, mes Shqipërisë që kishim dhe #ShqipërisëqëDuam??☀️
Top Channel