Shteti amerikan i Michigan-it pranoi t’i paguajë një dëmshpërblim prej 600 milionë dollarësh banorëve të prekur nga krizë e ujit të helmuar me plumb në qytetin e Flintit.
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën prej ujit që kur autoritetet lokale vendosën të zhvendosnin burimin e ujësjellësit në 2014-tën nga liqeni Huron në lumin Flint, uji I të cilit ishte më koroziv e nuk u trajtua siç duhet duke bërë që plumbi të rridhte nga tubat.
Nuk vonoi shumë pas kësaj që në zonë të shpërthente ajo që njihet si “sëmundja e legjionarëve” ndërsa gati 100.000 banorë mbetën pa ujë të pijshëm të sigurt. Rreth 80% e fondeve të dëmshpërblimit, do t’i shkojnë rezidentëve që në atë kohë ishin nën 18 vjeç. Ekspertët thonë se më të rrezikuarit prej helmimit nga plumbi janë fëmijët, sidomos foshnjet dhe të miturit, të cilët mund të pësojnë dëmtime në tru.
Flinti është një qytet me shumicë popullate afro-amerikane, rreth 40% e banorëve të të cilit jetojnë në varfëri të plotë. Problemi I ujit atje do të zgjidhet tani me transferimin e ujësjellësit në një burim të pastër.
Top Channel