Sondazh për fillimin e vitit shkollor/ 87% e pjesëmarrësve kërkojnë që procesi mësimor të zhvillohet në shkolla

20/08/2020 16:19
Foto ilustruese

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) ka publikuar të dhënat e një sondazhi mbi mënyrën se si prindërit, nxënësit dhe mësuesit dëshirojnë/kërkojnë të fillojë viti shkollor 2020-2021.

Nga pjesëmarrësit në këtë pyetësor, 87% u shprehen se procesi mësimor mund  zhvillohej si zakonisht në shkolla, me grupe të vogla nxënësish, me orë mësimore të reduktuara dhe me turne, ose I kombinuar edhe me mësim online duke respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik.

Të dhënat e këtij sondazhi vijnë nga deklarimet e nxënësve, prindërve dhe mësuesve në lidhje me fillimin e vitit shkollor 2020-2021, ku në total ishin 135 221 veta: 18 665 mësues, 60 248 nxënës dhe 56 308 prindër.

Top Channel