Luftë e humbur me virusin/ Ndërron jetë ish-kreu i AKU-së, ishte shtruar prej disa ditësh te Spitali “Shefqet Ndroqi”

20/08/2020 11:32

Pandemia Covid-19 vijon të rrisë bilancin e viktimave në vendin tonë.

Ditën e sotme, ka humbur betejën me COVID-19, ish- drejtori i AKU-së, Syrja Binaj. Mësohet se Binaj trajtohej prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 55-vjeçari nuk arriti t’i bënte ballë virusit vdekjeprurës.

Top Channel