Vende të ndryshme, po aplikojnë rregulla të ndryshme për udhëtarët. Së fundi Greqia kërkon nga shtetasit shqiptarë ta kryejnë tamponin në vendin e tyre.

Rezultatet e pajisura me barkod, duhet të përkthehen dhe noterizohen dhe më pas mund të blesh biletat. Por sa i kushton afërsisht një familjeje me katër anëtarë të shkojë në Greqi? Ne do të bëjmë një llogari të përafërt.

Kryerja e tamponit nëpër laboratorët e vendit, kushton afërsisht 100 Euro për person. Kësaj familjeje, vetëm tamponët i kushtojnë 400 euro.

Më pas këto rezultate të pajisura edhe me një barkod duhet të shkojnë tek noteri, për t’u përkthyer në anglisht dhe për t’u noterizuar. Një personi i kushton gati 10 Euro kjo procedurë. Pra familja paguan 40 Euro. Deri më tani kemi shkuar në 440 Euro.

Me rregullat e reja, autobusët drejt Greqisë udhëtojnë me gjysmën e numrit të udhëtarëve. Kjo ka çuar në rritjen e çmimit të biletës, që sot kushton 60 Euro për person, vetëm vajtje. Familja pret 4 bileta që kushtojnë 240 Euro vajtje.

240 Euro kushton kthimi po me autobus, pra 480 Euro vetëm biletat.

Në përfundim të gjithë këtij procesi, pra laborator, noteri, agjenci, familja ka gati biletat në dorë, por duhet të ketë edhe 920 Euro në total, në xhep, për ta bërë realitet këtë udhëtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA