Drogë në zonën e Alliasit/ Arrestohen 3 persona, procedohet një grua dhe një tjetër shpallet në kërkim

20/08/2020 11:44

Tre persona janë vënë në pranga, një është shpallur në kërkim si dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi shpërndanin heroinë në zonën e Alliasit në Tiranë

Bëhet fjalë për S. H., 58 vjeç, i dënuar më parë (organizator dhe poseduesi i lëndës narkotike); Sh. M., 26 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Mashtrimi” dhe R. Xh., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Po në kuadër të operacionit u shpall në kërkim shtetasi A. D., 46 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë një 34-vjeçare. Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë me doza lënde narkotike më datë 19.08.2020, në Tiranë, në këto rrethana:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi S. H., merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit heroinë në zonën e Alliasit, Tiranë dhe se po tentonte t’ju shiste dy të rinjve rreth 200 gr heroinë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nisur dhe nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi S. H., pasi ka qenë dhe më parë i arrestuar nga Seksioni i Narkotikëve po për trafikim të narkotikëve dhe aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, është organizuar operacioni policor “Alliasi” me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal dhe vënien në pranga të autorëve.

Si rezultat para banesës së shtetasit S. H., shërbimet e policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. H., me një sasi lënde narkotike heroinë të cilën do t’ia u shiste shtetasve SH. M dhe R. Xh., të cilët u kapën në flagrancë bashkë me këtë shtetas.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 850 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një armë zjarri pistoletë me mulli, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një automjet dhe 4 aparate celular.

Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Allias dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve S. H., Sh. M. dhe R. Xh., dhe për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, po në ngarkim të shtetasit S.H., si dhe për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në ngarkim të 34-vjeçares.

Top Channel