Asnjë gjobë për thyerje karantine/ Tiranë, qytetarët dëshmojnë se kanë parë të sëmurë që dalin në rrugë

20/08/2020 15:23

Në Tiranë ndodhet më shumë se gjysma e personave të prekur me koronavirus.

Janë 1913 qytetarë mbartës të Covid-19, por vetëm një pjesë e vogël e tyre janë duke u trajtuar në spitale, ndërsa të tjerët duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Në qytete të tjera të Shqipërisë vetizolimi nuk po respektohet, ndërsa në Tiranë, policia në 20 ditët e para të këtij muaji nuk ka konstatuar askënd me koronavirus që të ketë dalë në rrugë. Por qytetarët thonë se njohin persona që thyejnë karantinën.

Pjesa më e madhe e qytetarëve që në pyetëm në Tiranë, nuk njohin persona që e kanë thyer vetizolimin.

Akti normative i miratuar në 15 mars, për situatën e pandemisë në vend ka parashikuar që çdokush që preket me Covid-19, duhet të qëndrojë në shtëpi, por nëse ky rregull nuk respektohet ata gjobiten me 700 mijë lekë të reja.

 

 

Top Channel