Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 1 653 teste dhe prej tyre 118 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet janë të shpërndara sipas qyteteve të mëposhtme: Shkup-55, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-5, Prilep-9, Tetovë-6, Strugë-1, Vels-2, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-4, Gostivar-2, Strumicë -1, Kriva Pallanka -2, Koçan-1, Probishtip-1, Berovë-1, Vinicë-3, Dellçevë-2, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë -4.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 3 viktima. Janë shëruar edhe 127 pacientë.

Top Channel