Një person është mbytur në Durrës ditën e sotme.

Rreth orës 13:45, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, ka humbur jetën në det, një shtetas i seksit mashkull rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.

Mësohet se nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel