Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Një 23-vjeçar është vrarë me kallashnikovë në lagjen “Qafëhardhi”.

Viktimë e këtij atentati ka mbetur G.K banues në Shkodër. Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi pranë një marketi në pronësi të babait të tij në qytetin e Shkodrës.

Fillimisht plumbat e kanë lënë të plagosur rëndë 23-vjeçarin i cili u transportua me urgjencë në spitalin Rajonal të Shkodrës, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Shkodër/Informacion paraprak:

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA