“Budallallëk strategjik”/ Irani dënon marrëveshjen mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

14/08/2020 17:45

Irani ka thënë të premten se dënon marrëveshjen e arritur në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për normalizim të marrëdhënieve, duke e cilësuar këtë veprim si akt “të budallallëkut strategjik” që vetëm do të forcojë “boshtin e rezistencës” të përkrahur nga Teherani.

Marrëveshja e arritur mes këtyre dy shteteve, e bërë e ditur nga presidenti amerikan, Donald Trump është vetëm e treta ndonjëherë në mes të Izraelit me ndonjë shteti arab.

Në të, shteti izraelit është zotuar për të pezulluar aneksimin e tokave palestineze, ndonëse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanuahu ka thënë se kjo nuk nënkupton braktisje të planeve në zonat izraelite të pushtuara në Bregun Perëndimor.

Ministria e Jashtme iraniane ka thënë se “palestinezët e shtypur dhe kombet tjera nuk do të falin asnjëherë normalizimin e marrëdhënieve me regjimin kriminal izraelit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA