Për t’u duartrokitur/ Ndodhej i mbyllur në makinë prej orësh, burri thyen xhamin me çekan dhe shpëton qenin

13/08/2020 17:11

Një qen, i cili kishte qëndruar për orë të tëra brenda një makine të mbyllur, është shpëtuar nga një burrë i cili theu xhamin e shoferit me një çekan.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Newbury të Britanisë së Madhe. Sipas raportimeve qeni kishte disa orë që qëndronte i mbyllur në makinë, në një temperaturë që i kalonte 34 gradë Celsius. Ndërkohë prezencën e qenit e vërejti një burrë, i cili njoftoi menjëherë policinë dhe nisi të kërkonte për pronarin e makinës.

 

Por duke qenë se pronari nuk po dukej asgjëkundi dhe autoritet po vonoheshin, ai nxjerr çekanin nga makina e tij dhe theu xhamin e shoferit në makinën ku ndodhej qeni. Ky veprim i burrit është mbështetur nga miliona njerëz në rrjete sociale, të cilët të gjithë një zëri e kanë konsideruar atë një hero.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA