Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi transportonte 12 emigrantë të paligjshëm.
Bëhet fjalë për Redi Banushin, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë tek “Mbikalimi i Rinasit”, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 12 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, lënda narkotike dhe 1 celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel