(VIDEO) “Bulevardi i Ri”, pistë garash/ Tiranë, banorët të shqetësuar: Ky është stresi i çdo nate
12/08/2020 12:09
“Bulevardi i Ri” tek ish-stacioni i Trenit është shndërruar në një pistë të vërtetë garash.
Shoferë të veturave apo drejtues motorësh i lejojnë vetes minuta adrenaline përgjatë rrugës së drejtë, duke shkaktuar zhurmë dhe një situatë problemtike veçanërisht për banorët e zonës.
Një qytetar/e shkruan në “Ti Raporton” duke ndarë me ne shqetësimin në fjalë.
“Ky është stresi i çdo nate në bulevardin e ri në Tiranë. Ju lutem bëjeni problem se nuk po durohet më.”
Top Channel