Sekretari i shtetit, Pompeo turne njëjavor në Evropë

11/08/2020 12:07

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka filluar një turne njëjavor në Evropën Qendrore të hënën, ndërsa Shtetet e Bashkuara përpiqen t’i bëjnë ballë konkurrencës ekonomike dhe gjeopolitike ruse dhe kineze në Evropë.

Kryediplomati amerikan do të ndalet në Pragë dhe Pilsen në Republikën Çeke, Lubjanë të Sllovenisë, VJenë të Austrisë dhe Varshavë të Polonisë nga 11 gushti deri më 15 gusht.

Pompeo do të jetë i pari Sekretar Shteti që nga viti 2011 që do të vizitojë Slloveninë, ku do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët për teknologjinë 5G, ndërsa Uashingtoni u kundërpërgjigjet rreziqeve që paraqet “depërtimi në rrjetet e teknologjisë së lartë” në rajon nga Kina komuniste.

Udhëtimi vjen ndërsa Pentagoni bëhet gati të zbatojë planin për tërheqjen e pothuajse 12 mijë trupave nga Gjermania dhe të vendosë një pjesë të trupave amerikane në Poloni dhe vende të tjera të NATO-s, duke ngjallur shqetësim brenda vendit dhe në Evrope, megjithëse zyrtarë të lartë amerikanë e mbrojnë një vendim të tillë si një nevojë strategjike.

Top Channel