Ishin shpallur në kërkim/ Dhunë në familje dhe vjedhje, kapen 2 persona në Vlorë

11/08/2020 10:19

Dy shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje dhe për dhunë në familje janë kapur dhe ndaluar në Vlorë.

Bëhet fjalë për shtetasis G. V., 43 vjeç, banues në Vlorë, i kërkuar nga policia për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, për të cilën Gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjithashtu edhe shtetasi F. Ç., 69 vjeç, banues në Vlorë, për “Dhunë në familje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burg.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel