Trafik droge dhe vjedhje me armë/ OFL “godet” në Tiranë dhe Durrës, kush janë 5 të piketuarit e radhës (Emrat)

10/08/2020 13:18

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, pesë shtetasve.

Bëhet fjalë për Erneo Farruku me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”; Ahmet Alla, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Edison Alhasa, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën “Vjedhja me dhunë”; Dritan Gjata, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë” dhe Ardian Sula, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA