Shfaqet seksi dhe pozon foto pranë shtëpive të shkatërruara, vajza libaneze sulmohet ashpër në rrjete sociale (foto)

10/08/2020 18:15

Një vajzë libaneze është duke u sulmuar në rrjet, pasi pozoi një “selfie” me sfondin e shtëpive të shkatërruara mbrapa shpinës së saj.

Në fotot e publikuara, shikohet një vajzë me kaçurrela dhe e veshur me pantallona e bluze të shkurtër. Ajo shihet teksa pozon përbri flamurit libanez dhe mbrapa saj shfaqet e gjithë dëmi i shkaktuar si pasojë e shpërthimit.

Në rrjete sociale, ka nisur një sulm ndaj vajzës, duke e cilësuar atë si pa respekt ndaj popullit të Libanit dhe tragjedisë që ata kanë kaluar.

“Ose shkoni për të ndihmuar në Bejrut, ose në të kundërt qëndroni në shtëpi”, shkroi një përdorues.
Një tjetër tha:

“Ju nuk meritoni të jeni libanez”.

“Më dëgjo mirë. Bejruti është bërë copa. Njerëzit janë zhdukur, shumë të tjerë janë të pastrehë. Nëse je libaneze dhe bën skena të tilla, turp të të vijë”, u shprehën përdoruesit e rrjeteve sociale.

Sakaq, kujtojmë që si pasojë e shpërthimit që ndodhi të martën e katër gushtit, në Bejrut kanë humbur jetën 158 persona, ndërsa 6.000 të tjerë janë raportuar të lënduar.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA