Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnje.

Mësohet se rreth orës 11:15, në aksin rrugor Fier- Lushnje, në fshatin Vajkan, shtetasi F. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar pasagjerja L. S., 23 vjeçe.

E reja ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje është grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel