Gruaja me vajzën 2-vjeçare largohen nga shtëpia, burri i drejtohet policisë: S’po lidhem dot me to

10/08/2020 12:06

Një burrë nga Vlora i është drejtuar policisë, pasi gruaja dhe vajza e tyre e vogël, vetëm 2-vjeçare, janë larguar nga banesa dhe ai nuk ka më asnjë kontakt me to. 

Lajmin për denoncimin e kryer nga shtetasi R.D, e bën me dije policia, e cila në një njoftim zyrtar sqaron se kallëzimi është bërë në datën 8 gusht.

NJOFTIMI 

Vlorë, ditën e djeshme është paraqitur shtetasi R. D, i cili ka bërë kallëzim se në datën 08.08.2020, bashkëshortja e tij bashkë me vajzën e tyre 2 vjeçare janë larguar nga banesa dhe nuk ka mundur të lidhet më me to.

Po punohet për gjetjen e tyre.

Top Channel