Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil/ Humb kontrollin dhe përplaset me pjesën anësore të rrugës, lëndohet shoferi

10/08/2020 13:49

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil.

Rreth orës 13:00, pranë fshatit Berdenesh, automjeti tip “Skoda” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën anësore të rrugës.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetas maqedonas, i cili është transportuar për në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel