Ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama tha se ajo vuante nga një depresion i një shkalle të ulët për shkak të pandemisë, padrejtësive raciale dhe hipokrizisë të administratës Trump.

Ajo tha se menaxhimi i uljeve dhe ngritjeve emocionale, kërkon njohjen e vetes dhe gjëra që sjellin gëzim. Obama tha se ajo kishte pasur vështirësi me rutinën e saj të stërvitjes ditore dhe gjumin.

“Unë ngrihem në mesin e natës sepse jam e shqetësuar ose se më rëndon dicka”, u shpreh Ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama. Ajo i bëri komentet gjatë episodit të dytë të podkastit të saj me të njëjtin emër, për të cilin ajo po intervistonte gazetarin amerikan Michele Norris.

“Këto nuk janë kohë të qeta, shpirtërisht”, tha Obama. “Unë e di se po përballem me një formë depresioni të shkallës së ulët. Jo për shkak të karantinës por për shkak të dallimeve raciale, dhe për shkak se po shoh këtë administratë dhe hipokrizinë e saj, ditë pas dite.  E gjithë kjo është dëshpëruese”.

Ajo shton se është dëshpëruese edhe të dëgjosh çdo ditë, një tjetër histori të një njeriu me ngjyrë që diku lëndohet, vritet apo akuzohet padrejtësisht për diçka.

Dhe kjo më ka ngarkuar me një peshë që nuk e kam ndjerë prej kohësh në jetën time – thotë ajo. Sidoqoftë, ish zonja e parë tha se programimi është çelësi i menaxhimit të këtyre ndjenjave dhe se ruajtja e rutinës është bërë akoma më e rëndësishme për të në pandemi.

Për episodin e parë të podkasteve, ajo intervistoi bashkëshortin, Barak Obamën, që ishte në Shtëpinë e Bardhë para Donald Trump.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta