Një zjarr masiv ka përfshirë një fasoneri në zonën e Skraparit.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por mësohet se punëtorët që kanë qenë brenda kanë arritur të dalin jashtë.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se zjarri ka përfshirë të gjithë fabrikën e këpucëve, ndërkohë që raportohet se nuk ka të lënduar.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA