Vaksina e covid-19/SHBA, kërcënohet nga obeziteti

05/08/2020 15:01

Për një botë të gjunjëzuar nga koronavirusi, shpëtimi shihet tek një vaksinë.

Por, në SHBA, ku të paktën 4.6 milionë njerëz janë infektuar dhe rreth 155 mijë kanë humbur jetën, premtimi i një vaksine dëmtohet nga një epidemi tjetër që i ka paraprirë covid 19; obeziteti. Shkencëtarët e dijnë se vaksinat e krijuara për të mbrojtur publikun nga gripi, hepatiti B, tetanozi etj, mund të jenë më pak efektive tek të rritur obezë se sa në popullatën e përgjithshme, duke i lënë ata më vulnerabël ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve. Dhe ka pak arsye për të besuar, thonë kërkuesit, që me vaksinat e covid 19 do të jetë ndryshe.

A do të kemi një vaksinë vitin e ardhshëm të përshtatur edhe për obezët? Nuk ka gjasa për këtë, thonë ekspertët. Por a do të funksionojë vaksina e miratuar tek obezët. Parashikimi i ekspertëve është ‘jo’.

Më shumë se 107 milionë të rritur amerikanë janë obezë dhe aftësia e tyre për tu kthyer të sigurt në punë, për tu kujdesur për familjet dhe për të rifilluar jetën e përditshme, mund të cënohet nëse vaksina e koronavirusit ofron një imunitet të dobët për ta.

Në mars, ende në fillimet e pandemisë globale, një studim pak i njohur nga kina, doli në përfundimin se pacientët e shëndoshë të prekur nga covid 19 ishin më të predispozuar të gjenin vdekjen se ata më të dobët, duke sugjeruar kështu një të ardhme të rrezikshme për SHBA, popullata e së cilës është mes më të shëndoshave në botë.

Edhe kur njësitë e kujdesit intensiv në Nju Jork, Nju Xhersi etj, u mbushën me pacientë, qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve paralajmëroi se njerëzit obezë janë mes grupeve më të rrezikuara për tu sëmurur rëndë me covid 19.

Top Channel