Kishte një pjatë me patate në dorë/ Momenti kur gruaja sulmohet nga pulëbardhat (FOTO)

04/08/2020 19:27

Një grua në një plazh të Britanisë së Madhe, ka rënë pre e një sulmi të një grupi pulëbardhash.

Monique Sveinsson ndodhej në një plazh të Cambridgeshire dhe kishte blerë në një fast-food aty pranë një pjatë me patate. Pikërisht pjata me ushqim ishte dhe shënjestra e pulëbardhave të cilat sulen të gjitha njëherësh në drejtim të gruas. Monique është parë duke vrapuar e tmerruar për t’i shpëtuar grupit të zogjve.

“Jam shumë me fat që mund të dal dhe të shoh dritën e diellit. Ishte një sulm i tmerrshëm, e theksoj edhe njëherë jam tepër me fat që e kalova këtë incident pa pasoja”, tha Monique.

 

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA