Zvërnec/ Mbytet 68-vjeçari, dyshohet se…
03/08/2020 11:39
Rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.
68 vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Top Channel