27/11 07:45
Një copë e madhe shkëmbi u shemb në një atraksion turistik në Britaninë e Madhe, ndërsa dy pushues që ndodheshin mbi të kanë arritur që të shpëtojnë mrekullisht.
Në pamjet e publikuara, është fiksuar momenti kur shkëmbi shembet në pak sekonda dhe pjesët e copëtuara të saj përfundojnë në det. Ndërsa dy pushuesit që ishin mbi të fatmirësisht arritën të shpëtojnë, pasi pjesa e shkëmbit që ata ndodheshin nuk arriti të shembej. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Grykën e Tragudda, në afërsi të fshatit Trevone Bay.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel