FOTO/ Në maratonën e Moskës, garuesit në distancë nga njëri-tjetri…

02/08/2020 17:36

Më shumë se 9.500 vrapues kanë marrë pjesë këtë të diel, në maratonën vjetore të Moskës.

Garuesit u shfaqën të veshur me maska mbrojtëse e doreza, ndërsa organizatorët i kërkuan që të respektonin distancën nga njëri-tjetri. Ky faktor e bëri akoma dhe më të vështirë garën 21.1 km të gjatë. Në lidhje me këtë organizim, ka folur dhe ministri rus i Sportit, Oleg Matytsin, i cili tha:

 

“Ne mposhtëm periudhën e vështirë të COVID-19 dhe të qenurit këtu sot është fitorja jonë e përbashkët. Ne duam t’i tregojmë botës se si rrjedha e jetës duhet të vazhdojë, normalisht duke respektuar rregullat anti-covid. Ndihem i emocionuar, se prej më shumë se një viti këto gara na kanë munguar”.

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA